Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019.
Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.