970×90
970×90

Pasuria e Hajdar Beqës i afrohet 1 milionshit

Pasuria e Hajdar Beqës i afrohet 1 milionshit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion del të jetë shumë i pasur e gati milioner.

Beqa ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë 78 metra katrorë  në vlerë prej 78 mijë euro, shtëpi dhe 1 hektar truall në vlerë prej 250 mijë euro, pastaj truall tjetër prej 4 ari sipërfaqe por në vlerë prej 300 mijë euro.

Deputeti Beqa ka në pronësi tokë të pyllëzuar prej 3 ari në vlerë prej 150 mijë euro, banesë 103 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë euro të cilën e ka përfituar nga shitja e truallit në vitin 2012.

Një tjetër truall me sipërfaqe 4.50 ari, Beqa e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes në vlerë prej 12 mijë euro, të cilin e ka përfituar nga shitja e veturës BMW X5 prej 8 mijë e 100 euro dhe 3 mijë e 900 euro nga kursimet e bashkëshortes.

Related posts