970×90
970×90

Pasioni i kthyer në sukses, rrugëtimi i presidentit të futbollit në Marseille

Pasioni i kthyer në sukses, rrugëtimi i presidentit të futbollit në Marseille

Në moshën 34-vjeçare, Pablo Longoria u bë president i Olympique Marseille pas punës me Valencia-n, Sassuolo-n, Atalanta-n, Juventus-in. Një udhëtim i pabesueshëm, bërë nga dëshira dhe pasioni.

Figura e Pablo Longoria-s mbetet e pakapshme. Në Itali, të shumtë janë klubet që e njohin për të kaluarën e tij, në departamentin e skauteve të Atalanta-s, Sassuolo-s dhe Juventus-it. Ai njihet si “gjeniu” i Vinovës.

Ardhja e tij në Marseille, do të përkonte me një nga momentet më të trazuara në historinë e fundit të OM. Në fakt, në më pak se një vit, Longoria-s tashmë i është dashur të përballet me një tërmet të korporatave, një revoltë popullore dhe shkarkimin e një prej idhujve të rinisë.

Kush është Pablo Longoria?

Pablo Longoria është njeriu ambicioz dhe i fiksuari pas “zbulimit të talenteve”. Vetë presidenti ka zbuluar se “flet më shumë me trajnerin sesa me gruan e tij”.

Gjithashtu, ai ka zbuluar se ndihet keq nëse nuk shikon gjashtë deri në shtatë ndeshje në ditë dhe mund të recitojë formacionin startues të Albacete-s përmendsh.

Edhe tani që lipset të ketë detyra më burokratike, “skauti” brenda vetes vazhdon t’i pëshpërisë për kërkimin e talenteve.

Një njohuri e tillë enciklopedike kërkon mbi të gjitha kohë dhe sakrifica. Nuk është rastësi që, kur pyetet për sekretet e suksesit të tij, Longoria nuk bën gjë tjetër përveçse thekson asketizmin, ndaj të cilit u nënshtrua për të bërë rrugën e tij.

“Unë kam sakrifikuar shumë gjëra në jetën time, qoftë edhe personale, për të përmirësuar vazhdimisht veten në punën time”.

Ndërsa bashkëmoshatarët e tij i kalonin mbrëmjet duke pirë musht, apo vërdalliseshin me veturë rrugëve të Oviedo-s, një Pablo tetëmbëdhjetëvjeçar u izolua në një dhomë të vogël.

Ai e përdorte dhomëzën si një laborator i analizës së futbollit. Katër antena satelitore dhe pesë video-regjistrues qenë aty për të konsumuar të gjithë futbollin e mundshëm.

Fillesat e karrierës

Ëndrra e Pablo-s filloi të materializohej pasi agjenti Eugenio Botas e pikasi talentin e tij. Ky i fundit e rekomandoi te një prej klientëve të tij, Marcelino. Trajneri spanjoll vendosi ta merrte me vete, në Recreativo Huelva, duke i besuar tregun e skautëve.

Longoria, në atë kohë, një 20-vjeçar, i hollë e me flokë të çrregullta bie në sy për talentin e tij. Në punë e quajnë, pak a shumë me ironi, “El Chico de la Play”, epitet që do ta ndiqte për një kohë të gjatë.

Përdorimi i të dhënave ka mbetur një konstante në karrierën e tij, deri në pikën që në Marseille-n e tij këmbënguli për të vendosur performancën sportive të bazuar në statistika.

Ai u thirr për të vlerësuar performancën e lojtarëve, sipas parametrave fiziometrikë të përshtatur për stilin e lojës së ekipit.

Në realitet, Longoria-s nuk i pëlqen të flasë për analitikë, duke u distancuar nga një imazh që duket se është afër tij dhe që, në të vërtetë, nuk e përfaqëson plotësisht atë.

Në fakt, ai e përcakton veten si një “pasionario”, një person për të cilin “futbolli është para së gjithash emocion”.

Dy ditë para se trajneri i Marseille, Villas-Boas, të pushohej nga puna, një grup Ultras hynë në qendrën e trajnimit La Commanderie, duke lëshuar tymuese dhe fishekzjarrë. Ata ishin të zemëruar me eprorin e Longorias, presidentin Jaques-Henry Eyraud.

Menjëherë pas këtij episodi, Eyraud u përjashtua nga pronari amerikan Franck McCourt. Vendin e tij si president i klubit e merr Longoria, i cili lundroi në atë stuhi mediatike me profesionalizmin e një politikani të përkryer.

Viti zero

Nga dita e prezantimit të tij në Marseille, në fakt, ai u vuri syrin mjediseve, pasionit të qytetit, të gjitha aspektet që paraardhësi i tij kishte fajësuar.

Eyraud, një biznesmen pa asnjë sfond futbolli, e përçmoi faktin që kaq shumë tifozë të Marsejës punonin në Marseille. Ai synoi të krijonte një klimë më të ftohtë dhe “korporatore”, e cila ishte krejtësisht e huaj për ADN-në e qytetit.

Kështu Pablo Longoria u bë presidenti më i ri i Marsejës që nga viti 1909, edhe pse natyrshmëria me të cilën lëvizi, do të dukej sikur drejtonte klube futbolli për dyzet vjet.

Lëvizja e tij e parë ishte të riorganizonte administratën e ekipit, në mënyrë që të vendoste përsëri futbollin në qendër. E dyta ishte që të mos pranonte strategjinë e Eyraud dhe të rivendoste marrëdhëniet me fansat e organizuar, duke tërhequr ultrasit e zjarrtë të ekipit.

E treta dhe më e rëndësishmja ishte zgjedhja e trajnerit të ri të ekipit dhe në profilin e Jorge Sampaoli pasqyrohej në mënyrë të përsosur konceptimi ambivalent i futbollit nga Longoria. Taktikat dhe pasioni, strategjia dhe emocionet.

Sigurisht, Sampaoli është një trajner i nivelit ndërkombëtar, për më tepër një dishepull i një të njohuri të vjetër të qytetit si “El Loco” Bielsa.

Lëvizjet e para politike të Longoria-s ishin të përsosura, në fushë dhe në treg, gjykimi është pezulluar në mënyrë të pashmangshme. Skuadra po lufton në tranzicionin e lojës së Sampaoli-t dhe, pas disfatës kundër Nice-s, është 15 pikë larg nga Champions League.

Askush nuk e fajëson atë për këtë. Në të vërtetë, popullariteti i tij në qytet është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, siç është edhe besimi nga ana e pronarëve. Thashethemet thonë se McCourt do t’i besojë atij një buxhet prej 80 milionë eurosh për merkaton e ardhshme verore.

Related posts