
Capital T ka kohë që ka njoftuar fansat për datën e koncertit recital “Time Capsule”, shkruan lajmi.net.
Pasi kanë përfunduar të gjitha përgatitjet rreth këtij koncerti, bëhet e ditur se “Time Capsule” është shtyer.
Koncerti do të mbahet më datë 20 shtator, ndërsa shkak janë kushtet meteorologjike, pasi pritet që të ketë reshje shiu.
E lidhur me këtë çështje reperi ka një sqarim tjetër për fansat e tij.
“Siç edhe e keni pa krejt osht gati në sheshin Nene Tereza. Mirepo per shkak te motit i cili parashikon shi pergjate gjithe dites se neserme, Time Capsule mbahet nje dite ma vone, 20 shtator, i njejti ven, e njejta ore.Sigurisht krejt biletat e shituna jane te rregullta pavarsisht dates. Ju falenderoj shume per mirekuptimin e shpresoj qe nuk ju kemi shkaktu asnje pengese. Per cdo send lidhun me ket ceshtje shkruani ne info@pentagrami.al e dikush ju pergjigjet menjehere. Shihemi pasneser!! 😍 🔥🚀 “, ka shkruar ai në postimin e fundit në Instagram./