
Kurse, punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar xhirollogaritë dhe kthimin e tyre, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania Dardafone.net, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që të angazhohet për zhbllokimin e xhirollogarive, pasi sipas tij është duke u rrezikuar operimi i Telekomit dhe mirëqenia e punëtorëve të kësaj ndërmarrje.