
Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitore të madhe mbrëmë duke mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ Malin e Zi me rezultat 2-0.
Skuadra e Bernard Challandes ishte superiore prej fillimit e deri në fund, duke arritur madje të krijojë raste edhe për ta thelluar epërsinë, shkruan Reporteri.net
Kësaj fitoreje iu është gëzuar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë duke i uruar edhe më shumë suksese ekipit të Bernard Challandes.
“Urime ekipit kombëtar të Kosovës, i cili e arriti edhe një fitore tjetër dje. Ne i urojmë Kosovës dhe trajnerit Challandes shumë suksese të tjera”, shkroi në Facebook Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.
‘Dardanëve’ iu nevojitet një fitore kundër Çekisë dhe së paku një barazim ndaj Anglisë për ta siguruar plasmanin për në Euro 2020.