970×90
970×90

Pasardhësi i Xhafer Devës thotë se sot dorëzon padi në Berlin kundër ambasadorit gjerman Rohde

Pasardhësi i Xhafer Devës thotë se sot dorëzon padi në Berlin kundër ambasadorit gjerman Rohde

Pasardhës i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka thënë se sot do të dorëzojë një padi kundër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në një gjykatë të të Berlinit. Ai tha se padia është për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës.

“Sot dorëzohet padia ndaj Ambasadorit Gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës. Padia dorëzohet në Gjykatën e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës dhe ka marrë rolin e guvernorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje që as Ambasadori Rohde, e as kolegët e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, të cilëve edhe përmendore u kanë ngritur në shume vende në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.

Deva ka hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë së Kosovës se qëndroi e heshtur për këtë rast.

“Është turp i madh për qeverinë tonë që nuk ishin ne gjendje asnjë fjalë ta thonë për këto akuza të pabaza për t’i treguar krejt botës se shqyptaret mbrojnë të vërteten dhe figurat me eminentë të historisë tonë kombëtare”.

Ai tha se për këtë ka ftuar edhe dëshmitarë.

“Dëshmitarë janë të ftuar sipas padisë, z. Jusuf Buxhovi, i cili nuk heziton ta thotë dhe ta shkruan historinë ashtu siç është, e jo si e ka porositur Serbia. Gjithashtu ftohet z. Faton Bislimi, ish deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, njeri i cili dita-ditës bën shumë për Kosovën tonë dhe popullin tone! Duhet cekur, se ne gjithmonë si popull do te jemi në miqësi te afert me shtetin gjerman, dhe nuk harrojmë ndhmën qe na u dha kur patem nevojë me së tepërmi, por Ambasadori Gjerman Rohde ka treguar qartë se është duke i shërbyer dikujt tjetër dhe jo Shtetit dhe popullit bujar Gjerman!”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, më herët kishte reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar nga ta, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.

Nё vitin 1944, Xhafer Deva ishte emёruar Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё e Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai e kishte ngarkuar një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që ta krijonte divizionin SS “Skanderbeg”, që sipas disa historianëve, i kontribuoi fuqishëm kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.

Related posts