Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së hënës, ku ka thënë se të njëjtit i janë sekuestruar fishekët.
I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.