Gati 33 vite i kaloi i vetmuar në një ishull të Mesdheut, ku ishte banori i vetëm. Këtë vit, u rikthye në qytet dhe filloi jetën e re në moshën 81-vjeçare.
Mauro Morandi i njohur si Robinson Kruzo italian i kaloi më shumë se tri dekada në ishullin Budel të Sardenjës, ku shoqëri i bënin macet dhe zogjtë e egër, transmeton Telegrafi.
Megjithatë jeta e tij prej “vetmitari” duhej të merrte fund pasi autoritetet njoftuan se planifikojnë që ishullin do ta shndërrojnë në habitat – duke e urdhëruar që të largohet nga ky vend.
Në maj, Morandi u zhvendos në ishullin më të afërt La Madalena, e profesoreshën e pensionuar e shfrytëzoi për të blerë shtëpinë e re. Tani po mundohet të ambientohet dhe ta bind veten që më nuk është vetëm.
“Kohë të gjatë kam jetuar vetëm dhe shumë vite pasi që arrita në Budeli nuk bisedova me askënd. E vërteta është se nuk mundem më të kënaqem në vetmin e ishullit, por jeta ime ka marrje një kahje tjetër”, ka thënë Morandi për CNN.
Jeta e tij, siç thotë ai, është fokusuar në komunikim me të tjerët dhe të jetë i afërt me tjerët. Morandi përfundoi në ishull në vitin 1989 pasi tentoi të notoja nga Italia në Polinezi. Në vend të kësaj, u dashurua në ishullin e qetë ku vendosi ta konsideroj si shtëpi.
Pas 33 viteve vetmi, në fillim nuk ishte i kënaqur që po kthehej në civilizim – por prej atëherë ka pranuar se do të ecë përpara.
“Jam dëshmi e gjallë si të tjerët, jeta e re është e mundur. Gjithmonë mund të filloni nga fillimi, madje edhe nëse i keni mbi 80 vjet. Ekzistojnë gjëra tjera që mund t’i shijoni, një botë krejt tjetër”, ka thënë Morandi.
Robinson Kruzo italian tha se “është i lumtur dhe se sërish i kënaqur që po bën jetë të mirë”. Shtëpia e tij e re duket plotësisht ndryshe nga ajo që e kishte më parë – ka kuzhinë, shtrat dhe tualet, por edhe tarrace me pamje nga deti.
Tani përdor rrjetet sociale me të cilat komunikon me botën, shkëmben qëndrime, përvoja dhe fotografi. Ka filluar të shkruaj edhe memoare.
Morandi thotë se i mungon qetësia e ishullit. Nuk është mësuar në zhurmën e veturave, kamionëve dhe motoçikletave, por “i pëlqen ambienti i ri që thotë se e relakson”.
Ajo çfarë nuk ka ndryshuar nga jeta në ishull është ndezja e zjarrit. Morandi tani e ndanë shtëpinë e re me ish-partneren që e kishte në rini.