970×90
970×90

Pas Rudy Gobert edhe një yll i NBA rezulton pozitiv me coronavirus

Pas Rudy Gobert edhe një yll i NBA rezulton pozitiv me coronavirus

Virusi i tmerrshëm që ka prekur gjithë botën ka mbërritur edhe në SHBA ku tanimë ka edhe basketbollistë të NBA të prekur.

I pari që doli pozitiv me coronavirus ishte qendra franceze e Utah Jazz, Rudy Gobert.

Por gjatë ditës së sotme ka qenë vetë klubi amerikan që ka konfirmuar se edhe një basketbollist i tyre ka dalë pozitiv, duke mos i zbuluar emrin.

Utah Jazz@utahjazz

A statement from the Utah Jazz:

» https://on.nba.com/3cTzMK4 Statement from the Utah Jazz | Utah JazzThis morning a player on the Utah Jazz tested negative for influenza, strep throat and an upper respiratory infection. The individual’s symptoms diminished over the course of today, however, in anba.com1,1703:29 AM – Mar 12, 2020Twitter Ads info and privacy438 people are talking about this

Megjithatë gazetari i ESPN, Adrian Wojnarowski ka raportuar se bëhet fjalë për yllin tjetër të skuadrës së Jazz, Donovan Mitchell.

Ashtu si Gobert edhe Mitchell ka dalë pozitiv me coronavirus dhe klubi i ka vendosur lojtarët e saj në karantinë.

Me tu konfirmuar se fillimisht Gobert ishte me coronavirus, NBA mori masa duke e pezulluar ligën për një afat të papërcaktuar.

Edhe ndeshja e mbrëmshme mes Utah Jazz dhe Oklahoma City Thunder u anulua dhe lojtarët e të dyja skuadrave i janë shtruar analizave.

Mbetet të shihet gjatë orëve në vazhdim nëse nga Gobert e Mitchell janë infektuar edhe basketbollistë të tjerë me të cilët dyshja kanë pasur kontakt.

Related posts