Lidhja Demokratike e Kosovës pas rezulatit zhgënjyes që ka marrë në zgjedhjet e së dielës, tashmë është në fund të procesit për të mësuar emrat e deputetëve në legjislaturën e ardhshme.
Indeksonline mëson se aktualisht janë pesë kandidatë që kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë. Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj dhe Hikmete Bajrami kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë.
Afër konfirmimit janë edhe Anton Quni, Ekrem Hyseni e Marigonë Geci e Vlora Dumoshi.
Në dilemë janë edhe Arben Gashi, Driton Selmanaj e Shkumbin Gashi.