Edhe zyrtarisht Komuna e Junikut ka shënuar rastin e parë me Covid-19, shkruan Gazeta Projekti. Pas këtij lajmi kryetari i kësaj komune ka mbledhur Shtabin Emergjent ku kanë diskutuar për situatën më të re.
Kryetari i Komunës z.Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e Shtabit Emergjent komunal që virusi është importuar nga vende të prekura mëherët me COVID-19, rastet e kontaktit me vetëiniciativë i janë nënshtruar testit ku edhe është konfirmuar rasti i parë i infektuar në Komunën e Junikut. Kryetari Kuçi ka njoftuar që ofrimi i shërbimeve do të vazhdoj me staf të reduktuar dhe respektim të masave mbrojtëse konform rekomandimeve të IKSHPK-së. Po ashtu Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut apelon tek rastet e kontaktit me të infektuar të vetëizolohen dhe në rast që shfaqin simptoma të kontaktojnë numrat kujdestar: 049/760-268, 044/253-228 049/760-256 dhe 044/236-963.