970×90
970×90

Pas raportimit se Spanja do ta quajë përfaqësuesen “territor i Kosovës’, reagon FFK-ja

Pas raportimit se Spanja do ta quajë përfaqësuesen “territor i Kosovës’, reagon FFK-ja

Gazeta e përditshme spanjolle, Marca, ka bërë publikimin e një raporti ku thuhet se Spanja do ta quajë Kosovën “territor i Kosovës” dhe nuk do të respektojë himnin e saj.

Muharrem Sahiti, drejtori sportiv i Kombëtarës së Kosovës, ka thënë se nuk do ta pranojnë në asnjë lloj forme mos-respektimin e simboleve të shtetit, përcjell lajmi.net.

“Nuk pranojme në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit. Kontakti me UEFA-n është i përditshëm. Nuk mirren vendimet krye në veti”, tha Sahiti për Gazeta Express.

Spanja raportohet se po punon përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme për të organizuar ndeshjen me Kosovën.

E madje, nga raportimi i Marcas, është thënë se Spanja nuk do të respektojë as flamurin e Kosovës, me ç’rast nuk do të paraqitet pranë atij spanjoll.

Related posts