970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Pas njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

Pas njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Klan Kosova raporton se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bën para objektit të qeverisë.

Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.

Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.

Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.

Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove.

Related posts