970×90
970×90
970×90
970×90

Pas më shumë se gjysmë shekulli të vrasjes së Malcolm X – dy të burgosurve iu hiqet dënimi, njëri prej tyre ka vdekur në vitin 2009

Pas më shumë se gjysmë shekulli të vrasjes së Malcolm X – dy të burgosurve iu hiqet dënimi, njëri prej tyre ka vdekur në vitin 2009

Pas më shumë se gjysmë shekulli të vrasjes së aktivistit për të drejtat civile, Malcolm X, gjykata amerikane anuloi vendimet sipas të cilave dy burra u dënuan për aktin tragjik.

Gjyqtarja Ellen Biben rrëzoi vendimet kundër Muhamed Aziz dhe të ndjerit, Khalil Islam, pasi prokuroria dhe avokatët e tyre njoftuan se hetimet e reja gjetën prova se këta persona nuk ishin të përfshirë në vrasje.

U përcaktua gjithashtu se autoritetet fshehën disa nga gjetjet e tyre, raportoi cnn. “Ngjarja që na solli sot në gjykatë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Unë jam 83-vjeçar gjersa kam qenë viktimë e sistemit të drejtësisë penale”, deklaroi në gjykatë Aziz.

Ky i fundit dhe Islami kanë pohuar gjithmonë se ndihen të pafajshëm për vrasjen e kryer në vitin 1965, por kanë kaluar vite të tëra në burg. Ata u liruan me kusht gjatë viteve 1980 ndërsa Islami vdiq në vitin 2009.

Malcolm X u bë i njohur ndërkombëtarisht si zëri i “Kombit të Islamit” dhe u bëri thirrje afrikano-amerikanëve që të luftojnë për të drejtat e tyre “me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Autobiografia e tij, e shkruar nga Alex Haley, konsiderohet si libër klasik i letërsisë bashkëkohore amerikane.

Related posts