
Dëshira e Lionel Messi që të largohet nga Barcelona ka nxitur reagimin e gjithë botës së futbollit
Kjo gjë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në Kosovë.
E një ndër ata që njihet për deklarata të tilla është edhe Ismet Munishi, i njohur me nofkën “baba”.
Duket se trajneri i njohur kosovar “guxon” të ëndërrojë që ai do të jetë në urdhra të tij.
E në këtë rast ai ka shpërndarë një fotografi të presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi ku shihet duke prezantuar legjendën e Barcelonës dhe futbollit në përgjithësi.

Sigurisht kjo ka bërë që fotoja e Ismetit menjëherë të bëhet virale në për vendet ku flitet shqip.