
Duket se ka një mospëlqim të ndërsjelltë mes dy vajzave të showbizit, Alesia Bamit dhe Xhensila Peres. Ndërkohë që Xhensila nuk i kursen kritikat sa herë bie fjala për Alesian, kjo e fundit ka zgjedhur gjithmonë të heshtë.
Disa kohë më parë, ish-missi ka thënë për ish-velinën e “Stop” se prezanton sikur është në kafe. Edhe së fundmi, në “Edicioni Veror”, Xhensila u shpreh sërish se Alesia është shumë e bukur po nuk bën për prezantuese.
Ndërsa Alesia ka reaguar ndaj këtyre kritikave në një intervistë për “Pushime On Top”, ku u shpreh se nuk ndjen konkurrencë, edhe pse njerëzit flasin për të.
“Kam më shumë miq sesa mikesha. Kam edhe shoqe, por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”, -ka thënë ajo.
Alesia s’ka dashur të flasë më shumë për këtë temë, duke mos u shqetësuar aspak për kritikat e hapura ndaj saj.