Vitin e ardhshëm në Kosovë parashihet që të mbahen zgjedhjet locale për kryetar të komunave.
E në Junik, veçse ka filluar nominimi nga partitë për kryetar të komunës, shkruan Gazeta Projekti.
Kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi, synon që të jetë në këtë pozitë edhe për katër vitet e ardhshme. Nominimin e Kuçit për kryetar të Komunës e kanë bërë publik edhe nga AAK.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së në degën e Junikut, Ruzhdi Shehu shprehet skeptik sa i përket kandidimit të tij për kryetar të Komunës.
Shehu në një prononcim për Gazeta Projekti thotë se këtë çështje ia ka lënë në dorë partisë.
‘’Për këtë çështje vendoset nga organet e partisë. Realisht LDK akoma nuk ka fillu që të diskutoj në nivel të partisë. Unë nuk mund të them se kam ambicie, sepse gjithcka do të vendoset brenda partisë’’, përfundon Shehu.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e që është mbi 7 milionë euro. Për shkak të pandemisë, ky institucion ka ofruar shumën për rreth 3 milionë euro më pak./GAZETA PROJEKTI/