
Belgjika e ka mundur 2-1 Danimarkën për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020.
Pas Italisë, Belgjika është skuadra e dytë që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.
Belgjika e mundi 2-1 Danimarkën në sfidën e dytë në Grupin B, për të kaluar në të tetën e finales së “Euro 2020”.
Yussuf Poulsen e kaloi Danimarkën në epërsi qysh në minutën e dytë pas një gabimit të kundërshtarëve, derisa Belgjika e gjeti golin e barazimit para fundit të pjesës së parë, realizoi Thorgan Hazard.
Në pjesën e dytë, Kevin de Bruyne ia siguroi tri pikët Belgjikës dhe kualifikimin me një supergol.
Sonte kanë shansin Holanda dhe Austria, që përballen mes vete, të bëjnë një hap të tillë.