Në mbyllje të intervistës, gazetari Blendi Fevziu ka patur për Kryeministrin Rama një dhuratë simbolike.
Një stilolaps i përgatitur nga “Estel Jewellery” me stemën e Skënderbeut ka qenë në fakt dhurata e emisionit “Opinion” në kuadër të vitit të Skënderbeut. Gjithashtu inicialet e Kryeministrit kanë qenë të gdhendura mbi të.
Rama pasi e ka pranuar dhuratën është shprehur se stilolapsi do t’i bashkohet tashmë koleksionit të dhuratave që ai mban në Kryeministri, por ka shtuar se kur Opinion te kete ndonje nga ato seancat e trendafilta sikurse i quajti ai, mund te shkoje e ta filmoje kete koleksion. / Opinion.al