970×90
970×90

Pas gati një dekade Google ndryshon logon

Pas gati një dekade Google ndryshon logon

Pas gati dhjetë vitesh pa ndryshime vizuale, Google ka ndërmarrë një hap të rrallë: përditësimin e logos së saj ikonike shumëngjyrëshe “G”. Risi kjo që është vënë re për herë të parë në versionin iOS të aplikacionit të Google, ku logoja e re shfaqet me një efekt gradient – një kalim i butë mes ngjyrës së kuqe, të verdhë, të gjelbër dhe të kaltër.

Sipas portalit 9to5Google, kjo është hera e parë që gjiganti teknologjik ndryshon logon që prej shtatorit të vitit 2015, kur u prezantua për herë të parë varianti aktual me “G”-në e stilizuar në katër ngjyrat e markës. Për dallim nga versioni ekzistues, i cili kishte ndarje të qarta ngjyrash, logoja e re ofron një pamje më fluide dhe moderne.

Për momentin, ndryshimi duket i kufizuar vetëm në platformën iOS. Në pajisjet Android dhe në versionin desktop të Google, logoja tradicionale mbetet ende aktive. Nuk dihet ende nëse kjo është një fazë testimi apo fillimi i një përditësimi më të gjerë vizual në të gjitha platformat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Related posts