970×90
970×90

Pas futjes së Romeos mbrëmë, Donaldi merr menjëherë këtë vendim në raport me Beatrixën

Pas futjes së Romeos mbrëmë, Donaldi merr menjëherë këtë vendim në raport me Beatrixën

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Donaldi u surprizua nga vëllai i tij, Romeo.

Pas dy muajsh, dy vëllezërit binjak u takuan me njëri-tjetrin, ku mes lotësh e përqafimesh ata emocionuan publikun e gjërë të këtij formati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje ata u bënë edhe një lojë banorëve duke ndërruar rrobat, e që Romeo më pas u fut në shtëpi, ku në fillim nuk u kuptua aspak nga banorët, derisa nuk vonoi shumë dhe Einxhel e zbuloi se ai ishte Romeo.

Por, kjo surprizë u komentua shumë, pasi ndjekësit në rrjete sociale po thonë se ai i ka lëshuar disa sinjale Donaldit.

Madje, tani ka ndryshuar edhe pak qëndrimin e tij ndaj Beatrixit, ku ai zgjodhi të mos flinte me të e kjo ka shkaktuar debat edhe në rrjete sociale.

Madje edhe sot gjatë ditës, derisa Donaldi po vazhdonte të flinte, Beatrixa i futet në krevat, ndërsa ai vazhdon t’i thotë se dëshiron të flejë.

Përveç kësaj, një gjë mjaft e komentuar mbetet edhe një 20 mijë lekësh në pantallonat e Romeos, e që sipas ndjekësve të këtij formati, aty ndodhej një mesazh për Donaldin të cilin ai veçse e lexoi./Reporteri.net/

Related posts