
Kosova shënoi një fitore tejet të rëndësishme në “Fadil Vokrri” ndaj kombëtares së Çekisë, me rezultat 2 me 1. Kjo fitore e Kosovës u festua edhe me këngë e me valle.
Ishte futbollisti i mirënjohur i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili së bashku me këngëtarin e mirënjohur, Mehdin Përgjegjaj, ia thanë këngës pas triumfit të Kosovës.
Golin e parë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Çekia në minutën e 16-të, por pas katër minutave barazoi Kosova me anë të sulmuesit, Vedat Muriqit.
Ndërsa, në pjesën e dytë Kosova doli në epërsi me anë të golit të Mërgim Vojvodës, të shënuar në minutën e 67-të.
Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë kundër Anglisë, më 10 shtator.