
Disa media në Itali kanë raportuar se Insigne do të fillojë ndeshjen ndaj Genoas nga banka rezervë sepse nuk është i gatshëm 100 për qind, shkruan lajmi.net.
Përpos ndeshjes në Serie A, Napoli duhet të bëhet gati edhe për gjysmëfinalen e Coppa Italia e cila do të zhvillohet të mërkurën.
Insigne ka luajtur gjashtë ndeshje radhazi që nga fillimi në të gjitha garat dhe gjithashtu ka nevojë për një pushim.
Kalidou Koulibaly dhe Faouzi Ghoulam rezultuan pozitivë për COVID-19, ndërsa Fabian Ruiz testoi negativ pas gati tre javë jashtë fushave.
Gennaro Gatusso ka një vendim të vështirë përpara vetes.