
Sot Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë shpallur aktgjykimin rreth akuzave ndaj Salih Mustafës, i njohur me nofkën “Cali, gjatë kohës së luftës së viteve 1998 dhe 1999. Shkruan Gazeta Projekti.
Ish-komandant Cali u dënuar me 26 vjet burgim të njësuar për krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme dhe torturë. E në Kosovë, tashmë kanë filluar reagimet e shumta për këtë çështje.
Ndër të parët që reagoi ishte edhe biznismeni dhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi.
Ai ka shpërndarë thënien e famshme të Calit dhe fotografinë e tij ku shkruan “Lufta ishte e drejt e pashmangshme dhe e domosdoshme”
Tashmë shumë qytetarë kanë filluar një fushatë në Facebook, duke shkruar se dënimi nuk është bërë në emër të tyre.