970×90
970×90
970×90
970×90

Pas arritjes së marrëveshjes,reagon edhe LDK

Pas arritjes së marrëveshjes,reagon edhe LDK

Pas lajmit të raportuar  se është arritur marrëveshje ndërmjet Kadri Veselit, Behgjet Pacollit dhe Ramush Haradinajt për cështjen e demarkacionit sipas versionit të LDK-së, vjen edhe reagimi nga partia opozitare.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri për Gazeta Blic ka thënë se ata nuk kanë informatë zyrtare, mirëpo sipas tij, nëse kjo është arritur, atëherë është një lajm i mirë për vendin.
” Ne nga mediat jemi informuar, mirëpo nëse është e vërtetë, atëherë ky është një lajm i mirë”, tha Beqiri, i cili ka qenë i përfshirë në negociata për arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike.
Ai ka theksuar për Gazeta Blic që sa më parë duhet miratohet demarkacioni, dhe kesisoj vendit t’ i hapet mundësia për liberalizim të vizave.

Related posts