
Me datë 3 maj ishte raportuar si e zhdukur vajza 13 vjeqare nga Gjakova. Në kërkim të saj përpos policisë së Kosovës ishte vazhdimisht edhe babai i saj me një grup familiarësh. Gjatë ditës së djeshme poashtu në ndihmë j’u erdhën edhe një grup kërkuesish nga Prishtina. Sot rreth orës 12 vajza me inicialet H.F u gjet në Junik nga babai i saj.
Vajza pretendon se u mashtrua nga një mashkull i moshës 34 vjeqare me inicialet Sh. Ll, i cili fillimisht e kishte ftuar për kafe.
Në të njëjtën shkresë kanë shtuar edhe një shtojcë:
Vajza aktualisht është pranë familiarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore.