Njëri prej policëve më të dalluar të shtetit të Kosovës, Florian Juniku, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky institucion, shkruan Gazeta Projekti.
Juniku ka listuar edhe arsyet e largimit të tij nga intitucioni i policisë ku ka shërbyer plotë 23 vite, nepotizmi, pagat e ulta, 24 orë punë e palodhshme, transferet nëpë pjesë të ndryshme në teritorin e Republikës së Kosovës direkt me rekomandim të Drejtorisë së Perëndimit kësaj brenge i shtohet mungesa e sigurimit shëndetësore dhe avancimi në detyrë, janë disa nga arsyet e kësaj dorëheqje.
Lajmi i Plotë:
Te nderuar miq-koleg dhe familjar!
Ju njoftojë se kohë më pare kam marrë vendim për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës, ku në këtë institucion kam punuar plot 23 vite. Nga puna largohem për arsyje të ndryshme personale, familjare deri te pa kënaqësinë punë. Në vitet e 90- ta u largova nga Akademia Policore nën masat e dhunshme te regjimit Serbo-sllav por me shpresën së një ditë do ta veshi dhe do ta mbaj me krenari Uniformen e Republikës së Kosovës ku edhe u bëra pjesëtar i Policisë së Kosovës gjenerata e 16-t.
Për mua ky ishte vendimi i vështirë por i domosdoshëm.
Këtë vendim e kam marrë Pa dëshirën time por të imponuar nga shumë faktorë si bie fjala: pagat e ulta, stresi nga puna e lodhshme qdo ditë nga 12 orë e nganjehere edhe 24 orë, Nepotizmi, Menaxhimi jo i mirë i stafit komandus i DRPK-Perendimi, transferet neper pjesë të ndryshme në teritorin e Republikës së Kosovës direkt me rekomandim të Drejtorisë së Perëndimit kësaj brenge i shtohet mungesa e sigurimit shëndetësore dhe avancimi në detyrë.
Kam shpresuar që pas lufte do të respektohen vlerat individuale dhe profesionale, do të qmohet vlera dhe profesionalizmi, por fatkeqësisht në shumicën e rasteve vlerësohet antivlerat, bindjet politike dhe përcaktimi partiak-politik.
Këtë vendim e kam marrë pa dëshiren time por me duhet ti jepja përparësi nevojave të mija familjare.
E mora këtë vendim për të kërkuar mundësi të reja dhe për ti shmangur ndikimeve negative në karrier dhe për mirëqenien personale.
Kam punuar gjatë këtyre viteve me ndërgjegje të pastër ku e kam dhënë kontributin tim aty ku është kërkuar në shërbim të atdheut ku kam pasur shumë sfida gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në policin e Kosovës ka djemë dhe vajza – burra e shumë gra të mire ku e kan kryer detyrën me përkushtim ku ju dëshiroj të gjithve të mirat më shpresë se një ditë Qeveria e Kosovës do të merren zgjidhjen e shumë kërkesave të juaja që janë shumë të arsyeshme. Tani pas 23 viteve që kam punuar në këtë shërbim që është i shejtë dhe human jam i emocionuar për këtë që theksova simë lartë por nuk më mbeti rrugë tjetër për të filluar një kapitull të në karrierën time jashta Kosovës.
Andaj në fund do ti falënderoj të gjithë ata kolegë, familjare e qytetar që më mundësuan dhe më mbështeten gjatë këtij rrugëtimi në karrierën policore.
Ju uroj të gjitha të mirat me respekt Florian Juniku
Mirë pafshim Kosova ime e dashur.