970×90
970×90

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga Top Channel

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga Top Channel

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga televizioni Top Channel.

Ekrani i cili ishte puna e saj për rreth 15 vite rresht, nuk do të jetë më dritarja ku ajo do të bëjë prezantimin e emisioneve të saj.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Vjollca përmes një letre të hapur të publikuar në Instagram, shoqëruar me disa fotografi nga emisionet dhe festivalet që ka prezantuar ndër vite nën ombrellën e Top Channel.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Luana e ka nisur letrën e saj me falënderime të përzemërta për publikun që i ka qëndruar besnik gjatë gjithë këtyre vite dhe për dashurinë e pakusht të dhuruar kundrejt të saj.

Tutje, ajo ka bërë njoftimin zyrtar se tashmë është fokusuar në një tjetër projekt personal, por që do të mundohet të mos i mungojë publikut të saj.

“Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili, do të mbetet përherë shtëpia ime, kur u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush Luan’. Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës, #Thuaje. Mirëpo, asesi nuk do t’iu lë në baltë, ashtu siç e di që ju s’do të më linit kurrë mua. Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejt afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë por nuk do të mungojë, premtoj!”, ka shkruar ndër të tjerash moderatorja Vjollca.

Luana përndryshe e kishte nisur rrugëtimin e saj si një nga velinat e emisionit “Fiks Fare”, për të vazhduar më pas si prezantuese, e ndërsa rrugës u bë edhe këngëtare.

Related posts