
Pas 12 viteve në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës në Junik rikthehet në pushtet me kryetar, Ruzhdi Shehun, shkruan Gazeta Projekti.
Pas një gare të fortë në mes kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shehut dhe AAK-së, Agron Kuçit, ka qenë kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu i cili pas numërimit të votava të diasporës është koonfirmuar si kryetar i ardhëshem në Junik, Shehu i LDK-së ka marrë 436 vota ndërsa kandidati AAK-së 231 vota.
Me këto vota të numëruara, kandidati i LDK-së merr 1635 gjithësej. Agron Kuçi merr 1401 vota.
Se kush është Ruzhdi Shehu, më poshtë gjeni një pjesë nga biografia e tij:
Ruzhdi Shehu (LDK) – Kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut
I lindur më 15 shkurt 1961 në Junik, i martuar dhe prind i katër (4) fëmijëve. Z. Ruzhdi Shehu ka kryer shkollën fillore në Junik ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Vllezërit Frashëri” në Deçan. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa Studimet Postdiplomike (Master) i përfundoi në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike të Universitetit të Evropës Juglindore.
Z. Ruzhdi Shehu është Udhëheqës i Sektorit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve në MTI. Gjatë viteve 2008-2014 ka qenë Kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në MTI. Ndërsa gjatë viteve 2006-2008 ka qenë Kryeshef i Ekzekutivit në Komunën e Junikut. Gjatë viteve 2003-2006 ka qenë Inspektor Tatimor dhe Menaxher i Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj të Kosovës pranë Administratës Tatimore të Kosovës. Gjatë viteve 1992-1999 ka qenë Kryetar i Këshillit Komunal për Financim në ish-sistemin paralel në Junik. Ndërsa gjatë viteve 1985-1994 ka qenë udhëheqës i përgatitjes operative të prodhimit në Fabrikën e tekstilit“Junitex” në Junik.
Z. Ruzhdi Shehu është themelues dhe anëtar i degës së LDK në Junik ndërsa që nga viti 2009 është edhe kryetar i degës së LDK në Junik. Në vitet 2007 dhe 2019 ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prej vitit 2001 deri në 2006 ka qenë Këshilltar Komunal në Kuvendin Komunal të Deçanit nga rradhët e LDK-së.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, z. Ruzhdi Shehu është Kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut.