Ligjvënësit e deri tash Grupit të Pavarur të Deputetëve, të pakënaqur nga Vetëvendosje, kanë shfrytëzuar interpelancën e thirrur nga ish-partia e tyre, për të diskutuar logon e re.
Fotografët e grupit KOHA kanë fokusuar me aparatët e tyre diskutimet në mes deputetëve për logon e re të partisë.
E nga ajo kuptohet se partia e re të cilën ata do ta krijojnë do të mbajë emrin Partia Social Demokrate.
Një parti me këtë emër tashmë ka traditë në Kosovë dhe udhëhiqet nga Kaqusha Jashari. Ajo njëherë njihej si Partia Socialdemokrate e Kosovës, por kishte ndryshuar emri dhe logoja e saj kur për një kohë e kishte marrë drejtimin e partisë ish-kryeministri e ish-gjenerali, Agimi Çeku.