970×90
970×90

Partia e Serbëve të Kosovës: Nëse dikush sheh si fitore serbe dërgimin e Pantiqit në arrest shtëpiak, atëherë është i verbër

Partia e Serbëve të Kosovës: Nëse dikush sheh si fitore serbe dërgimin e Pantiqit në arrest shtëpiak, atëherë është i verbër

Të gjithë atyre që ende besojnë se e mbrojtën Serbinë dhe popullin serb në barrikada, dëshirojmë që në 48 orët e ardhshme të hapin sytë dhe të kuptojnë se gjithçka ishte gënjeshtër”, ka thënë mbrëmë Partia e Serbëve të Kosovës pas takimit të presidentit Vuçiq me udhëheqësit e Listës Serbe.

Një gënjeshtër e drejtuar nga Lista Srpska dhe nënkryetari i saj Milan Radoiçiq”, shtojnë ata.

Nëse dikush sheh një fitore serbe në dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak, atëherë ai person është i verbër”, thuhet tutje.

Partia e serbëve të Kosovës shpreson që të gjithë ata që bllokuan lëvizjen normale të qytetarëve në veri dhe i detyruan të dalin në barrikada, do të mbajnë përgjegjësi për këtë. Edhe një herë i bëjmë thirrje Listës Serbe që të mos presin lëvizjet e Prishtinës, por të heqin barrikadat e veta, të cilat dëmtojnë më së shumti drejtpërdrejt serbët në veri të Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

Në anën tjetër, sot është raportuar se mund të largohen barrikadat në veri të vendit.

Related posts