Së shpejti qyteti i Suharekës do të bëhet me park të ri.
Një investim ky i komunës, i cili sipas kryetarit Bali Muharremaj është në fazën përfundimtare.
I pari i Suharekës ka postuar disa imazhe, ku tregon se është duke u punuar, ndërsa shihen edhe pjesë nga ky park, përcjellë Indeksonline.
Një plan ky modern, që i ngjanë qyteteve evropiane, ku përveç këndit të lojërave për fëmijë, shihen edhe lojëra për penzionerët, të cilët do të mund ta kalojnë një pjesë të ditës së tyre larg monotonisë.