
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër lugina do të ketë mjegull, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe konstanteve të maksimaleve.”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.”, përfundon komunikata e Institutit Hidrometeorologjik.