970×90
970×90

Parashikimi i Baton Haxhiut: Vetëvendosje do të marrë 37-38 %, PDK 23-24%, LDK 20%, AAK mbi 8%, Nisma 4-5%

Parashikimi i Baton Haxhiut: Vetëvendosje do të marrë 37-38 %, PDK 23-24%, LDK 20%, AAK mbi 8%, Nisma 4-5%

Gazetari Baton Haxhiu ka folur edhe njëherë për zgjedhjet dhe për Albin Kurtin.

Ai tha se do t’i kemi shpejt zgjedhjet e reja, sepse nuk do të mund të kemi president të ri.

”Do të kemi dy palë zgjedhje. Sepse, nuk do të mund të zgjedhet presidenti i ri”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka shanca që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente e re e Kosovës.

”Kryetari i ri i Kuvendit do të jetë ushtrues detyre i presidentit edhe për 6 muaj tjerë”, tha ai në T7.

Haxhiu ka parashikuar se sa për qind do të mund t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje.

”Vetëvendosje nuk do të marrë më shumë se 37-38 për qind. Besoj se do të jetë partia e parë”, tha ai.

Sipas tij, PDK do të jetë e dyta me 23-24 për qind, pra do të ketë rritje.

LDK, sipas tij, do t’i ketë 20 për qind, derisa AAK do t’i marrë mbi 8 për qind.

Baton Haxhiu ka theksuar se Nisma do t’i marrë 4-5 për qind. Sipas tij, Nisma do të mund ta kaloj pragun. //Gazeta Projekti//

Related posts