970×90
970×90

Paralamërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike

Paralamërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të martën, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, Fejzullahu, tha se prioritet gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.

Gjatë ditës së djeshme KEDS ka paralajmëruar për mbingarkesë të konsumit të energjisë elektrike.

“Në këto rrethana të motit ekstrem, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht, në mënyrë që të evitohen mbingarkesat që veçse janë paraqitur në disa zona sidomos në Ferizaj. Kursimi më i madh arrihet përmes formave alternative të ngrohjes aty ku ka mundësi dhe përshtatjes së termostateve në 19C aty ku nuk ka mundësi të përdoren format alternative”, u tha në njoftimin e KEDS.

Mot i acartë është paralajmëruar të vazhdojë gjatë tërë javës.

Related posts