
Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi në Facebook ka folur për fushatën zgjedhore që pritet të fillojë nga 3 shkurti.
Gashi ka thënë se shumë gjëra do të dalin në shesh gjatë kësaj fushate, e sipas tij mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria Kurti.
Duke mos treguar se çfarë, ai ka thënë se “Se shpejti, heshtja merr fund”.
“Shumë gjana kan me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve!
Se shpejti, heshtja merr fund!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit të jetë dhjetë ditë.
KQZ ka vendosur në mbledhjen e mbajtur sot që fushata të jetë nga data 3 deri 12 shkurt.