970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Paralajmërohet borë e acar në Kosovë nga java e ardhshme

Paralajmërohet borë e acar në Kosovë nga java e ardhshme

Moti i butë pothuajse pranveror që po mbretëron javëve të fundit në Kosovë pritet të përfundojë.

Nga e hëna priten shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.

Temperaturat minimale, sipas parashikuesit meteorologjik  të ASHNA-s, Sherif Gosalcit, pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.

“Moti i butë pothuajse pranveror që po mbretëron javëve të fundit me temperatura maksimale madje deri në 16°C, ishte paralajmëruar në parashikimet afatgjata nga ana jonë qysh në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftim.

Related posts