Bota pritet të ndryshojë këtë javë. Me pak fjalë, ky është toni i një shkrimi në Twitter, i ish ambasadorit të Amerikës në Izrael, Dan Shapiro.
Ish diplomati i njohur amerikan, bashkëpunëtor i ngushtë i ish Presidentit Obama, ka thënë se gjatë kësaj jave, kur do të mbledhet NATO, Presidenti Trump ka mundësi që ta bëjë atë që deri dje askush nuk ka mundur ta paramendojë: Ta tërheq SHBA’në nga NATO.
“Shumëkush mund të thotë që po e teproj, dhashtë Zoti e unë e kam gabim, mirëpo do të ishim të cmendur nëse nuk e shohim këtë mundësi”, ka shkruar Shapiro në Twitter.
“Trump dëshiron ta tërheq SHBA’në nga NATO; ai nuk beson në Aleancë; ai mendon që aleatët po përfitojnë prej nesh”, ka shkruar tutje Shapiro, duke vazhduar se si raportet e Trump me Putin vetëm sa e bëjnë këtë skenar edhe më të mundshëm.
“Ai dëshiron t’ia njoh Rusisë okupimin e Krimesë, ai dëshiron që t’i zbusë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës”.
“Unë nuk mendoj që jemi plotësisht të vetëdijshëm që ne jemi në pikën e fillimit të një epoke të re, ku do të përcaktohet një rend i ri botëror. Dhe unë nuk mendoj që kjo gjë do të ndodhë gjatë mandatit të Trumpit. Unë mendoj që kjo do të ndodhë këtë javë”, ka shkruar ish diplomati amerikan.
Në anën tjetër Trump edhe sot e ka vazhduar betejën verbale me aleatët e NATO’së, që sipas tij nuk po paguajnë sa duhet për aleancën. Presidenti Amerikan, bashkë me udhëheqësit e tjerë të shteteve të NATO’së do të zbarkojnë nesër në Bruksel, ku do të zhvillohet Samiti i vendeve të NATO’së.
Përvec në Bruskel Trump gjatë këtij turneu evropian do ta vizitojë edhe Britaninë e Madhe, ku priten protesta të mëdha kundër tij. Pas vizitës në Britani ai në Helsiniki do të takohet edhe me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Para se të niset për këtë turne Trump ka thënë për mediat se “takimi me Putinin për të do të jetë më i lehti, nga të gjitha takimet tjera”. Ai nuk ka folur për mundësinë e tërheqjes nga NATO por i ka kritikuar ashpër aleatët evropianë.
Trump kishte kaluar shumë keq edhe në takimin e fundit të G7, ku të gjithë aleatët e deridjeshëm të Amerikës kishin dalë kundër politikave të tij ekonomike.
Shumëkush thotë që aktualisht raportet e Trump me Rusinë janë shumë më të mira se sa raportet e tij me shtetet e tjera të NATO’së.
Aleanca e NATO’së është krijuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si kundërpeshë e bllokut Sovjetik, që ishin grumbulluar në Paktin e V