
Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar midis Ballkanit dhe Gjilanit.
Pjesa e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë nuk ka prodhur gola, me dy skuadrat që arritën të mbanin portat e tyre të paprekura për gjatë 45 minutave të para, raporton Demokracia.com.
Fillimin e ndeshjes më mirë e nisën vendasit që tentuan në disa raste të ndëshkojnë mysafirët, por pa arritur kuadratin e portës së Enea Koliçit.
Gjilani u tregua e rrezikshme në një rast kur Arbër Prekazi gjuajti me kokë pas harkimit nga këndi, por topi përfundoi mbi portë.
Ndryshe, kjo ndeshje do ta përcaktojë njërën nga këto dy skuadra kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkanit i mjafton edhe barazimi për të fituar epitetin e kampionit vjeshtor, ndërsa Gjilanit i nevojitet vetëm fitorja.