![Pamje: Ushtarët e KFOR-it, të lënduar rëndë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/9E556249-8337-4C67-B83E-96D4E0684458.jpeg)
Që nga mëngjesi e ditës së sotme, situata në veri ka qenë e tensionuar. Situatë më e eskaluar është në Zveçan, ku serbët kanë filluar me sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët qysh herët kanë “blinduar” objektin e komunës.
Situata u tensionua kur KFOR-i i kërkoi protestuesve që të largohen dy autoblinda të Policisë së Koosvës, të cilat janë bllokuar në veri. Një kërkesë të tillë turma protestuese e ka refuzuar.
Pamjet që vijnë nga veriu, posaçërisht Zveçani, janë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi vërehet mësyjma e dhunshme e serbëve ndaj KFOR-it.
Së fundi Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje tejet të rënda të pjesëtarëve të KFOR-it pas përleshjeve me protestuesit.