
Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Romajë të Prizrenit ku një veturë ka goditur tre këmbësorë për t’iu shmangur ndeshjes me një veturë tjetër.
Mediumi lokal i Prizrenit “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka thënë se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta, që pas tretmanit është liruar për në shtëpi.
“Fsh. Ramajë, Prizren 29.09.2020 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”.
Pamje nga aksidenti në Has të Prizrenit ku vetura godet tre personaNë fshatin Ramajë të Prizrenit një makinë ka goditur tre persona. Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës.Siç shihet në video aksidenti ka ndodhur derisa makina tentoi t’i ikte aksidentit me makinën tjetër përballë që vinte nga krahu i kundërt.
Posted by RTV BESA on Wednesday, September 30, 2020