
Për të dytën herë këtë verë pjesa veriore e Shqipërisë, u godit nga moti i lig dhe stuhitë.
Derisa mijëra pushues po relaksoheshin në bregdetin shqiptar, sot ata u tmerruan, madje dy nga ta u mbytën si pasojë e dallgëve të mëdha.
Më e prekura ishte Velipoja, Shëngjini dhe Uliqini në Malin e Zi.
Përveç dallgëve, stuhitë shkatërruan edhe plazhet, ku përmes këtyre imazheve mund të shihni si mbeti Velipoja dhe Ulqini.
Ndryshe, numri më i madh i pushuesve edhe këtë vit vazhdojnë të jenë nga Kosova./Indeksonline/





