
Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi vendin orët e para të kësaj të marte.
Tërmeti ra në orën 03:54 minuta dhe ishte me epiqendër 16 kilometra nga Shijaku dhe 34 kilometra nga Tirana. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.
Vetëm pak minuta më vonë, në orën 04:03 minuta, lëkundjet u pasuan nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 të shkallë Rihter, me epiqendër 30 kilometra nga Tirana dhe 15 kilometra nga Vora, me thellësi 10 kilometra.
Të dy këto tërmete u pasuan nga lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.

Në rrjetet sociale qytetarët raportojnë për të lënduar në njerëz dhe dëme të shumta materiale.
Lëkundjet ishin mjaft të forta, duke krijuar panik në qytetarët të cilët dolën të tmerruar në rrugë. Dëme më të shumta raportohen në qytetin e Durrësit.







