970×90
970×90

Pamje të dhimbshme nga tërmeti në Siri

Pamje të dhimbshme nga tërmeti në Siri

Pamje drithëruese po publikohen në internet pas tërmetit të fuqishëm në Turqi e Siri. Njerëz të gjallë duke u nxjerrë nga rrënojat, të tjerë të pajetë dhe disa që ende kanë mbetur të ngujuar.

Në një video në Twitter, një vajzë e vogël, sipas përkthimit të publikuesit të pamjeve, shihet dhe dëgjohet duke u thënë punëtorëve të shpëtimit në Siri: “Më nxirrni dhe do të bëj çfarëdo që dëshironi, do të bëhem shërbëtorja juaj.”

Pranë saj shihet një djalë edhe më i vogël se ajo, të dy afër njëri-tjetrit, të ngujuar nën rrënoja.

Për fat të mirë, shumë njerëz kanë shpëtuar. Sipas presidentit turk, deri më tani në Turqi janë shpëtuar nga rrënojat më shumë se tetë mijë qytetarë.

Related posts