Disa hajdutë në Obiliq mbrëmjen e kaluar kanë tentuar të grabisin një lokal në Obiliq, por fatmirësisht, ka ardhur policia dhe të njëjtit kanë ikur
Kjo shihet edhe në disa pamje të siguruara nga Metro, ku vërehet se hajdutët fillimisht tentojnë të hynë brenda në një lokal në Obiliq, saktësisht në rrugën ‘Hasan Prishtina’.
Mirëpo, sapo shohin veturën e policisë, të njëjtit largohen dhe policia u shkon prapa me veturë.
Siç shihet edhe në video, vetura e hajdutëve është e tipit Golf, por nuk shihen tabelat e regjistrimit apo fytyrat e tyre.
Policia nuk ka raportuar apo dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë rast, mirëpo, Obiliqi kohëve të fundit është bërë cak i hajdutëve