970×90
970×90
970×90
970×90

Pamje nga përleshja në Duplex, Video nga kamerat e sigurisë

Pamje nga përleshja në Duplex, Video nga kamerat e sigurisë

Katër persona mbetën të plagosur, dhe tre janë në arrati, pas një përleshje me armë që ndodhi tek diskoteka ‘Duplex’ në Prishtinë, ku i dyshuar kryesor po konsiderohet Astrit Mehmeti i njohur si Llepota. Deri te kjo erdhi, pasi ai nuk u lejua të hyjë në diskotekë.


Mëngjesin e së shtunës  në hyrje të lokalit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, disa persona shkrepen plumba në drejtim të njërit tjetra.

Nga shkrepja e rreth 12 plumbave, u plagosën 4 vet. Këta u dërguan në QKUK dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. 

Lëndimet kanë qenë në ekstremitete. 3 pacientë janë pranuar në Ortopedi, dhe një është i lirum në shtëpi”, ka thënë një zëdhënëse në QKUK.

Siç merret vesh të plagosurit janë sigurim i klubit të natës, ndërkaq drejt tyre dyshohet se zjarr hapi Astrit Mehmti, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Deri tek kjo erdhi pasi që  të dyshuarit, nuk u lejuan të hynin në organizimin e lokalit.

“Në vendngjarje policia ka konfiskuar tri armë  të shkurta. Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë konfirmuar nga Policia.

http://video.gjirafa.com/ollv8rgpfckxqk8cjixp-10-c4dda0c9ceed8e021c25f2dcc013c15a-video-240p-converted-mp4

Related posts