Pak para se të nisë seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente, kjo e fundit pati një konsultë me deputetin Behgjet Pacolli.
Me të hyrë në sallën e Kuvendit, Osmani iu afrua Pacollit tek ulësja, dhe bashkë më të dolën nga salla, në pjesën e prapme, shkruan Reporteri.net.
Biseda mes tyre nuk zgjati shumë, dhe të dy u kthyen në sallë, ku më pas nisi seanca për votimin e Presidentit të ri.