970×90
970×90

Pamje nga festa e çmendur e kampionit Ballkani në Suharekë

Pamje nga festa e çmendur e kampionit Ballkani në Suharekë

Ballkani e ka festuar me fitore kundër Gjilanit (2-0) titullin e kampionit në BKT Superligë.

Stadiumi i Qytetit në Suharekë ishte arenë feste për portokallezinjtë, të cilët qysh javë më parë e kishin siguruar titullin e parë të kampionit në histori të klubit.

Ky është titulli i parë në histori të Ballkanit.

Golat e fitores në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të.

Në ceremoninë madhështore të titullit, trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti Agim Ademi, derisa medaljet për ekipin kampion i ndanë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryeshefi ekzekutiv i BKT-së, Suat Bakkal, anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe kryetari i FC Ballkani, Arsim Kabashi.

Në garat evropiane krahas Ballkanit do të marrin pjesë edhe Drita, Gjilani dhe Llapi.

Festa vazhdoj edhe në mbrëmje ku qyteti i Suharekës ishte i mbushur me përkrahës dhe tifozë të klubit

Related posts