Nora Istrefi është bërë gati për Halloween.
Halloween është festa e dytë në botë që ka shpenzime më së shumti.
Përveç kostumeve, maskave, dhe makijazheve të ndryshme, kujdes i veçantë në këtë ditë feste njerëzit i japin edhe dekorimit të ambienteve ku jetojnë apo punojnë,
Këngëtarja Nora Istrefi është përkujdesur që në shtëpinë e saj të ndjehet shumë ‘frika’ e Halloween-it.
Në oborrin e shtëpisë janë vendosur maska të lugatëve, kunguj, tullumbace me ngjyra të errëta dhe rrjeta të shumta të merimangave.
Videot ku shihen dekoret e shtëpisë, Nora i ka publikuar në InstaStory.
Mbetet të shihet se çfarë kostumi ka përzgjedhur këngëtarja për vete dhe të voglën e saj, Renee-në.